Sadulla Duraku, bartës i listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë zgjedhore numër 2 i ftuar në emsionin Klan Debat theksoi se ndërkohë që Maqedonia është pozicionuar në NATO, shqiptarët i kanë ndihmuar shumë bashkëqytetarët maqedonas, duke trajtuar problemet e tyre në mënyrë të përgjegjshme.


“Së pari ne një her duhet ta kemi në vija të trasha shteti ga duhet të eci, dhe të pozicionohet, edhe pse jemi pozicionar në NATO, ne bashkëqytetarët maqedonas i kemi ndihmuar mjaft, edhe ne kemi ditur të drejtohemi edhe ndryshe, nuk jemi të ardhur, këtu jemi autoktom.
Ata duhet të jenë falenderues për politikbërjen tonë sepse të gjitha problemet e bashkëqytetarëve ne i kemi trajtuar. Këta kanë pasur problem, me Greqinë, me Bullgarinë si dhe me kishën me Serbinë, dhe të gjitha këto ne bashkarisht i kemi amortizuar, dhe i kemi pranu në kurrizin tonë dhe në problemet tona. Ne kemi pasur bashkëpunim ndërkombëtarë për të mos i acaruar marrëdhëniet, dhe këta nuk janë mirnjohës për punën tonë”, tha Duraku.