E dërgoi për riparim, mjeshtri i veturave ia shet “opel korsën” 19-vjeçarit nga Gostivari

Një 19-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në Polici mjeshtrin e veturave, pasi i njëjti e kishte mashtruar duke ia shitur veturën e tij pa marrë pëlqim paraprak nga ai, transmeton TV21.


Veturën në mjeshtër 19-vjeçari e kishte sjell për ngjyrosje dhe riparim.“Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër Sh.B.(23) nga Banjica e Epërme të Gostivarit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. I denoncuari, më datë 20.05.2023 në punëtorinë e tij për automjete në Gostivar, ka shitur automjetin “opel korsa”, pa pëlqimin e pronarit A.A.(19) nga fshati Ballin Doll, i cili e ka lënë për ngjyrosje dhe riparim. Në këtë mënyrë i denoncuari ka arritur pasuri të kundërligjshme”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.