Pasagjerët e një trageti që udhëton nga Brindisi drejt Vlorës janë përballur me një situatë jo të këndshme.


Menjëherë pas nisjes, nga porti Messapian, trageti u detyrua të kthehej pas për shkak të një problemi të pompës, në pamundësi për të vijuar më tej udhëtimin drejt Shqipërisë.

Në bord ndodheshin 530 pasagjerë, të cilët u transferuan në një anije tjetër që bënte në të njëjtën rrugë.