Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, turistët vrapojnë të tmerruar për t’u shpëtuar flakëve

Situata nga zjarret në ishullin Rodos në Greqi vijon të mbetet alarmante! Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.


Mijëra banorë por edhe turistë kaluan një natë ankthi!

Ata u strehuan në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit ku presin avionët që do t’i marrin.

Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.