Nga historia e Universitetit të Tetovës dhe arsimit të lartë në gjuhën shqipe* në Maqedoni

Shpalime


Nga historia e Universitetit të Tetovës dhe arsimit të lartë në gjuhën shqipe* në Maqedoni

Deri më sot, për historinë, rritën dhe punën e Universitetit të Tetovës dhe fakulteteve të tij janë publikuar këto monografi, të radhitura në vazhdim sipas vitit të botimit:

1. Sadi Bexheti: “Universiteti i Tetovës – nga vizioni në realitet (dëshmi)”, 2011;

2. Milaim Fejziu: “Themelimi i Universitetit të Tetovës – hap historik”, 2017;

3. Botim i Universitetit të Tetovës: Monografi – Universiteti i Tetovës (1994/5 – 2004/5), Vëllimi I, 2021;

4. Xheladin Çeka: “Urat e bashkëpunimit – elementë historikë, 1994 – 2022”, 2023.

Edhe shumë autorë të tjerë, vendës dhe të huaj, në veprat e tyre kanë trajtuar probleme të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe çështjen lidhur me themelimin, fillimin e punës dhe veprimtarinë e Universitetit të Tetovës.

Hulumtimet dhe studimet për këtë çështje sigurisht se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me dëshmi dhe prurje të reja, për ta pasuruar historinë e arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe në veçanti historinë e Universitetit të Tetovës.

* Këto të dhëna publikohen me shkas, në 33-vjetorin e themelimit të Bashkësisë Kulturore Shqiptare, organizatës atdhetare në emër të së cilës është organizuar dhe mbajtur Kuvendi themelues i Universitetit të Tetovës, më 4 qershor 1994.

(22 korrik 2023)