Kurti për Klan Kosova: Zbatimi i ligjit, nuk nënkupton sulm ndaj lirisë së mediave

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thyer heshtjen rreth rastit të Klan Kosovës. Ai ka thënë se zbatimi i ligjit kundër biznesmenëve që e shkelin atë për përftime financiare, nuk nënkupton sulm ndaj lirisë së mediave. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se liria e mediave është jetike dhe sulmi ndaj tyre përbën sulm ndaj demokracisë “Kosova i ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti kryesor i të cilave është media, dhe 114 kompani të licencuara audio-vizuele. Zbatimi i rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore, ‘jo teknikalitet’. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk e kërcënon pluralizmin medial”.