Pak muaj më parë, lajmi për shkatërrimin e urës së Krimesë bëri xhiron e botës. Analistët politikë shkruan se në një farë mënyre prestigji ushtarak i Moskës u njollos nga shpërthimi. Nuk ka kaluar as një vit nga ajo ditë dhe zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka pranuar se forcat e vendit të saj ishin përgjegjëse për sulmin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar.


Sipas CNN, Maliar përmendi 12 arritje ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus 500 ditë më parë, dhe ndër të tjera ajo shkroi në Telegram: 273 ditë më parë, ne filluam goditjen e parë në urën e Krimesë për të prishur logjistikën ruse.

Në mesazhin e Telegram përmendet edhe fundosja e Moskva 451 ditë më parë dhe çlirimi i ishullit të gjarpërinjve 373 ditë më parë.
Sulmi në urën e Kerçit, i cili ndërpreu lidhjet kryesore të transportit midis Rusisë kontinentale dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë, jo vetëm që dëmtoi përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por gjithashtu i dha një goditje Moskës dhe një fitore të madhe propagandistike për Kievin.

Zyrtarët ukrainas festuan shpërthimin në atë kohë, por nuk morën përgjegjësi.

Shpërthimi në ditën kur Vladimir Putin mbushi 70 vjeç dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov postoi një video të urës së djegur së bashku me një video të Marilyn Monroe duke kënduar “Happy Birthday, Mister President”.