Ruzhdi Matoshi


Zgjedhjet ne Sh.B.A kanë vëndosur një standard politik që lidhet me cilësinë e përfaqësimit. Atje, fituesi i zgjedhjeve i drejtohet opinionit për bashkim të Kombit Amerikan, me shprehjen se jam president edhe i atyre që nuk më kanë votuar dhe thëret gjithë popullin për bashkim, se Amerika është e para dhe do të punoj për të.
Mbi bazë të kësaj premise të politikbërjes Amerikane duhet të veproj edhe eshtabilishmenti politik i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të ketë konsenzus për përfaqësim të dinjitetshëm të interesave të të gjithë qytetarëve që përfaqësojnë në emër të censusit, në bërjen e qeverisë dhe reflektimin e këtyre interesave në politikbërje.
Kushdo që bën negociata për formim të Qeverisë, duhet të ketë parasyshë se forcat e zhbërjes së ekulibrit politik në Maqedoninë e Veriut janë lehtësisht të zbatueshme edhe atë dukë mos përfillur treguesin bazik siç është, përqindja e Shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Partia Maqedonase, VMRO pikërisht orinetimin e saj politik në rreshta dhe mes rreshtave, lexohet se objektiv e ka rrënimin e të arituarave rreth ekulibrit të përfaqsimit të shqiptarëve ne qeveri dhe drejtim të vendit. Forcat politke shqiptare duhet ti bëjnë me dije vijat e kuqe sa i perket perfaqësimit dhe prezantimit të vendit edhe atë si vijonë:
– Në negociata duhet respektohet përqindja e cenzusit ku shqiptarët tani janë 30% dhe çdo forcë politike duhet të ket parasysh këtë tregues në ndarjën e digastereve dhe strukturës së qeverisë.
– Njëri nga tre postet kyqe Presiden, Kryeministër ose Kryetarë Parlamenti duhët të jetë Shqiptarë ( Kryetari parlamentit duhet të jetë shqiptarë)
– Mos të pranojnë në asnjë mënyrë në emër të reformave me nderu ligjin për qeverinë duke minimizuar fuqin ekzekutive të zv. Kryeministrit të parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut
– Ndryshimet Kushtetuese të cilat duhet t‘i hapin rrugën vendit drejt antarsimit në BE, duhet medoemos të reflektojnë edhe ndryshimet vijuese: Kushtetuta të riparohet sa i përket 20%-shit , të reflektojë zgjedhjen e presidentit në parlament me shumicë të dyfishtë dhe badenter dhe rruajtja e ballanserit.