Arrestohen dy persona për marihuanë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (17-korrik) rreth orës 03:00 në rrugën Gjorçe Petrov në Tetovë kanë privuar nga liria personat I.C.(27) dhe V.L.(18) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer në veturën e tyre Reno Twingo me targa të Shkupit, në të cilat janë transportuar, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS