Ky burrë kaloi 603 netë në hotelin me pesë yje, pa paguar

Policia indiane po heton një burrë të dyshuar si mashtrues, i cili kaloi gati dy vjet në një hotel me pesë yje pa paguar, kanë thënë mediat lokale.


Ankush Dutta rezervoi një dhomë në hotelin Roseate House në Delhi më 30 maj 2019 dhe duhej të largohej të nesërmen.

Por ai e zgjati qëndrimin e tij për 603 netë deri më 22 janar 2021, duke lënë pas fatura të papaguara – 70,000 dollarë.