Apple ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj në lidhje me telefonin e saj të ardhshëm, por disa pamje të shfaqura në internet së fundmi pretendojnë se shfaqin të katër modelet e iPhone 16, me një rritje ekrani më të madhen që kanë parë konsumatorët ndër vite.


E nëse imazhi i publikuar del të jetë i saktë, iPhone 16 Pro do të jetë 16 centimetra i gjatë.

Bëhet e ditur se imazhet janë postuar nga Sonny Dickson i cili mbi çdo model iPhone shkroi edhe madhësinë e ekranit të tij dhe zbuloi pamjen e asaj se çfarë mund të prezantohet më vonë këtë vit.

Në foto janë katër modelet, iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, modelet mund të mos jenë 100 për qind të sakta dhe kjo nuk do të konfirmohet derisa vetë Apple të zbulojë linjën e re të iPhone.

Gjithashtu, kompania ka vendosur të presë një ngjarje më 7 maj, konferencë kjo për prezantimin e produkteve të reja.

Edhe pse ende nuk dihet se cilat produkte do të prezantohen, në internet po qarkullojnë thashetheme se gjiganti teknologjik do të zbulojë disa iPad të rinj.

Ndryshe, Apple thuhet të jetë duke punuar edhe në të paktën dy prototipe për një telefon të palosshëm.