VMRO-DPMNE do t’u shkruajë letër ambasadave “për keqpërdorimin e flamurit evropian për ligjet për korridoret”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Velesit paralajmëroi se partia dhe grupi parlamentar do t’u dërgojnë letër të gjitha institucioneve dhe ambasadave të  vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimit të amendamenteve ligjore për korridoret.


“Unë pres reagim nga ana e zyrës së Komisionit Europian këtu në Maqedoni. Pres reagim nga ana e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndonjë reagim, deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi. Duket hapur se janë të keqpërdorur në këtë proces ose të paktën unë kështu dua të besoj, por nëse mbetet kjo heshtje dhe pa reagim atëherë mund të dyshojmë se bëhet fjalë për diçka tjetër. Si parti politike dhe grup parlamentar do të dërgojmë letër deri tek të gjitha institucionvet, jo vetëm ato të Maqedonisë, po edhe te ambasadat në Maqedoni, të vendeve anëtare të BE-së por edhe vetë Komisionit Europian”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.