(VIDEO) Dikur vetë Mickovski thoshte se duhet hequr “20-përqindëshin”, tash akuzon koalicionin LSDM-BDI për shtet binacional!

Lideri i opozitës Hristijan Mickoski, në një intervistë me gazetarin Destan Jonuzi në vitin 2020 për gazetën Koha, i pyetur për fshirjen e mundshme nga Kushtetuta të referencës së 20 përqindëshit të gjuhës shqipe, është deklaruar kundër formulimeve të tilla, shkruan Libertas, transmeton Indeks.mk


Ndërsa, sot kur gjatë procesit të hapjes së Preambulës së Kushtetutës për futjen e bullgarëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, partitë politike shqiptare ringjallën të njëjtën çështje, lideri i VMRO DPMNE-së ndryshoi qëndrim dhe madje akuzoi komisionin që punon për propozimin e amendamenteve kushtetuese, që sipas informacioneve të tij, po përgatit fshirjen e 20 përqindshit. Ai me këtë ka akuzuar dy partnerët e koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI që janë pajtuar që shteti të bëhet shtet binacional i popullit maqedonas dhe shqiptar. Këtë pretendim të tij që sjell trazira te qytetarët, komisioni dhe kryeministri Kovaçeski e kanë mohuar, por Mickoski dhe partia e tij vazhdojnë me këtë manipulim.