Sot ngjitet në skenën e Eurovizion, flet Albina Kelmendi

Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj do të performojnë këngën ‘Duje’ mbrëmjen e sotme në Eurovizion 2023.


Së fundmi Kelmendi ka dhënë një mesazh për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, ku u shpreh e bindur se me mbështetjen e shqiptarëve do të shkojnë në finale.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve an ë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”- tha ajo.