Osmani: Rusia nuk ka ofruar asnjëherë alternativë për Ballkanin

Federata Ruse asnjëherë nuk ka ofruar alternativë për rajonin e Ballkanit, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në Irlandë. Megjithatë, thotë Osmani, duke i ruajtur konfliktet në rajon, ajo ruan edhe ndikimin dhe rëndësinë e saj.


“Nëse duam të zvogëlojmë ndikimin negativ të Federatës Ruse në rajon, duhet të mbyllim edhe çështjet e hapura në të gjithë rajonin. Kjo do të thotë se Serbia dhe Kosova duhet të vazhdojnë të zbatojnë atë që është rënë dakord në Ohër duke ecur përpara përmes procesit evropian. Dhe së dyti, politika e dyerve të hapura të NATO-s duhet të vazhdojë, për momentin 3 nga 6 vende në rajon janë anëtarë të NATO-s, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi. Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bashkohen gjithashtu. Dhe së fundi, ajo që është më e rëndësishmja, Bashkimi Evropian duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e pranisë dhe besueshmërisë së tij në politikën e zgjerimit”, përfundoi Osmani.