Kreu i Wagner për herë të parë kritikon drejtpërdrejt Putinin (VIDEO)

Yevgeny Prigozhin kritikoi për herë të parë drejtpërdrejt presidentin rus, Vladimir Putin, megjithëse nuk ia përmendi emrin.


Në të njëjtën kohë, ai akuzoi Brigadën e 72-të të Motorizuar Ruse, e cila la pozicionet pranë Bakhmutit, e cila gjë kishte shkaktuar humbjen e 500 mercenarëve të Wagnerit.

Në një fjalim në Ditën e Fitores, e cila festohet në Rusi më 9 maj, Prigozhin sulmoi për herë të parë udhëheqjen ruse. Ai tha se 9 maji është “dita e fitores së gjyshërve tanë” që “nuk e meritojmë as një milimetër”. Ai shtoi se disa persona, pa i përmendur emrat, nuk duhet të dalin në Sheshin e Kuq, ku u mbajt parada.

Në të njëjtën kohë, ai përmendi edhe “gjyshin me fat” nga i cili varet e ardhmja e Rusisë dhe që mendon se është “i mirë”, por në realitet mund të rezultojë se është “plehër”.

Edhe pse nuk ia përmendi emrin, duket qartë se bëhet fjalë për Putinin. Në kritikat e tij, shefi i Wangerit nuk ngurroi të përmendte përfaqësues të tjerë të lartë të Kremlinit.

Putini shpesh quhet gjysh ose, më në mënyrë më poshtëruese, “plaku i bunkerit”, sepse fshihet për t’i ikur sulmeve të mundshme.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) paralajmëroi se dështimi i Kremlinit për t’u përgjigjur do të prishte sistemin tashmë në vështirësi të Putinit.

“Ata thjesht e morën veten dhe u tërhoqën”, tha Prigozhin për ushtarët e Brigadës së 72-të të Motorizuar Ruse që lanë pozicionet e tyre pranë Bakhmutit.

“Shumica u arratisën dhe hapën një front dy kilometra të gjerë dhe 500 metra të thellë”, njoftoi kreu i Wagner në Telegram.