James Rubin shpërndan shkrimin e NYT për lidhjet e Vuçiqit me botën e krimit: Interpretim brutal

James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të DASH-it, ka komentuar artikullin e “The New York Times” i cili flet për lidhjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit, mafies e huliganizmit.


Rubin e ka shpërndarë artikullin të cilin e ka quajtur “brutal”, raporton Klankosova.tv.

“Një interpretim brutal”, shkroi Rubin në Twitter.

Artikullin e NYT me titull “Presidenti, huliganët e futbollit dhe një “shtëpi tmerri” e nëntokës”, mund ta lexoni të plotë në gjuhën shqipe në KËTË LINK. /Klankosova.tv