BE-ja akuzon Rusinë për përshkallëzimin e konfliktit pas sulmeve me dron

Bashkimi Europian ka akuzuar Rusinë për përshkallëzimin e luftës këtë javë pas sulmeve me dronë në Odesa dhe Kiev.


“Kjo javë shënoi një tjetër përshkallëzim në luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës me bombardime gjithnjë e më pa dallim dhe të përgjakshme të zonave civile”, tha në Bruksel një zëdhënës i shefit të punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai përmendi sulmet me raketa dhe dronë në Odesa dhe Kiev dhe sulmin në një supermarket, një stacion hekurudhor dhe një pikë karburanti në rajonin Kherson.

“E fundit nga këto barbaritë e Rusisë shkaktuan mbi viktima dhe plagosën 20 në Kherson, të gjithë civilë,” tha zëdhënësi.

“Kjo vrasje e pamatur e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile duhet të ndalojë menjëherë,” shtoi ai.