Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë mbërritur me motoçikleta në “Delphi Forum” në Greqi.


Bëhet fjalë për motorët BMW GTL 1600 cc. Modeli bazë kushton pak më pak se 27,000 euro.

Zaev ka shpjeguar për portalin grek të internetit Voria se udhëtimi ka nisur më 22 prill nga Shkupi.

Zaev pasditen e djeshme ka mbërritur në Delphi, ku do të jetë folës në forumin ekonomik.

Pas Delfit, siç shkruan Voria, ai do të vazhdojë rrugëtimin për në Selanik, prej nga pritet të shkojë në Halkidiki.(INA)