Plaka ia lë pasurinë hidraulikut, familja tronditet, avokatët ishin të pafuqishëm

Testamenti i një gruaje të moshuar austriake ka tronditur familjen e saj, e cila pas vdekjes së saj mësoi se pasurinë e saj miliona dollarëshe ia la një hidrauliku.


Ai ka trashëguar një pronë prej 3 mijë metrash katrorë me vlerë 3 milionë euro. Familja apeloi testamentin, por avokati tha se, ligjërisht, çështja kishte përfunduar. Fillimisht dyshuan se diçka nuk shkonte kur pasi përfundoi në spital, ajo emëroi si personin më të afërt një hidraulik dhe jo një familjar.

Siç shkruan Kron gjermani, bashkëshorti i saj vdiq në vitin 2018 dhe duke qenë se çifti nuk kishte fëmijë, gruaja mbeti vetëm. Familja tha se gruaja kishte ndërprerë lidhjet me të afërmit e saj, duke përfshirë motrën dhe fëmijët e saj. Pas një viti, ajo takoi një hidraulik, i cili dukej si një njeri i mirë.

“Derisa të vërtetohet se është një lloj mashtrimi, familja nuk mund të bëjë asgjë dhe tani do të ishte më e vështirë të vërtetohej se gruaja ka vdekur”, tha avokati Lawrence Krishner.