Nuhiu : Javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat evropiane në arsim!

Zëvendës ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka vizituar sot Gjimnazin e Tetovës.Ai është takuar me drejtoreshën e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Teuta Llalla informon Tetovasot.


Nuhiu me këtë rast u shpreh se javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat evropiane në arsim!

“Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës me sukses kanë ndjekur disa programe nga Projekti Erasmus+ në Rumani, Itali dhe Turqi!”deklaroi Nuhiu.

Ai në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka uruar Drejtoreshën zonj. Kamberi – Llalla, profesorët dhe nxënësit për të gjitha të arriturat në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj!Tetovasot