Babai i tre fëmijëve rrëfen aventurën e tij të çmendur, qëndroi 11 ditë pa gjumë, por shumë larg rekordit

Lodhje, vështirësi në përqendrim dhe nervozizëm, janë efektet që mund të ndjejë gjithkush në rast të një nate pa gjumin e nevojshëm, por imagjinoni të qëndroni 11 ditë pa mbyllur sytë!


Kjo është ajo që bëri një baba i tre fëmijëve në Cornish të Anglisë, me shpresën për të thyer rekordin botëror për qëndrimin më gjatë pa gjumë. Gjatë sfidës, ai u monitorua me kamera në lokalin e tij. Ai u ushqye me fruta, perime dhe piu çaj. Për të kaluar kohën, ai përdori edhe pishinën.

Edhe pse 266 orë pa gjumë nuk mjaftuan që Tony Wright të bëhej pjesë e rekordeve Guinness, kjo aventurë e çmendur e tij e bëri që të kuptojë sesi pagjumësia të ndryshon gjendjen mendore. Në një intervistë, ai ka rrëfyer qëndrimin pa gjumë. “Ndjeheni tmerrësisht të lodhur në ditët e para, por më pas do të ketë orë të tëra që përjetoni një qetësi absolute”, tregoi ai.

Ëright u frymëzua për të kryer këtë sfidë pasi kishte qëndruar në vitin 1998 për 5 ditë pa gjumë si pjesë e një studimi. Ai tha se rezultatet e studimit treguan se performanca e tij fizike, forca, qëndrueshmëria dhe ekuilibri u përmirësuan ose mbetën të njëjta. Për këtë arsye, ai nisi sfidën për të treguar se “truri nuk bëhet më pak efektiv me lodhjen. Megjithatë, pas 11 ditëve pa gjumë, ai tregoi se ndjehej çuditshëm, “sytë u bënë shumë të ndjeshëm”, ndërsa kishte momente që i dukej sikur trupi i tij ishte fikur.

Sipas të dhënave aktuale, personi që ka qëndruar më shumë pa gjumë është Robert McDonald në vitin 1986. Ai kaloi 453 orë e 40 minuta pa gjumë. Kjo është e barabartë me 18 ditë, 21 orë e 40 minuta.