Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë, mbrëmë (27-prill) rreth orës 02:30, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, ia kanë privuar nga liria persinin Xh.Zh. nga Republika e Kosovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse. TS