TRAGJIKE/ Përplasja e trenave në Greqi i merr jetën dhe studentes 21 vjeçare shqiptare

Ndërsa numri i viktimave të tragjedisë nga përplasja e trenave në Tempi ka shkuar në 57, tashmë është e konfirmuar se mes personave kanë humbur jetën, është një studente 21 vjeçare shqiptare,


FOTOT e të humburve nga përplasja e trenave në Greqi, mes tyre dhe 3 shqiptarë, EMRAT
Studentja quhet Klaudia Lata që prej ditës së djeshme ishte shpallur mes personave të zhdukur pas përplasjes së trenave në Greqi më 1 mars dhe ndodhej në trenin e pasagjerëve në vagonët e parë të tij.

Tragjedia në Tempi, shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave
Lajmi bëhet me dija nga blogu “KorçaBlog” e cila ka publikuar dhe një komunikim që ka pasur me një familjar të saj, i cili ndërsa pohon se trupi i Klaudias është gjetur, ajo fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

TRAGJIKE/ Përplasja e trenave në Greqi i merr jetën dhe studentes

Por ndërsa humbja e jetës së studentes bëhet me dije përmes blogjeve ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet dhe institucionet shqiptare për këtë ngjarje, ndërsa vetë qeveria ka vendosur të mbajë një ditë zie për viktimat e tragjedisë më të madhe hekurudhore në Greqi.