Policia e Tetovës arreston disa të rinj për marihuanë

Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë dje mbrëma (16-mars) rreth orës 23:30, në rrugën Vëllerzërit Milladinovi në Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.I.(22), L.F.(18) nga Çegrani i Gostivarit, një 16-vjeçar nga fshati Çajle e Gostivarit dhe 19-vjeçarin N.J nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.Ts