Persona të armatosur dhe me maska kryejnë grabitje të rëndë në Aerodrom të Shkupit

Një dramë e vërtetë po ndodh tani në lagjen Aerodrom të Shkupit, në lokacionin Porta Aerodrom, përballë Skopjankës, shkruan faktor.mk.


Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete policie, përkatësisht forca policore të Policisë së Ndërhyrjes, të armatosur rëndë dhe me jelek antiplumb.

Sipas informacioneve të marra nga lexuesit që ndodheshin në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje të rëndë në një nga objektet në atë lokacion, dhe disa nga supozimet të cilat nuk janë vërtetuar kanë shkuar në drejtimin se mund të jetë një dyqan bastesh.

Informacionet nga terreni siç përcjellë Klan M, thonë se disa sulmues të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje në ndërtesë dhe kanë hyrë aty me maska ​​kirurgjikale.

Informacionet e para janë se nuk ka të lënduar.

Lexuesi ynë na ka dërguar edhe një foto ku shihet prania dramatike e policisë në atë zonë. Dëshmitarët thonë se policët ishin dukshëm të shqetësuar dhe të emocionuar.

Më shumë detaje së shpejti, faktor.mk, transmeton KlanMacedonia.