“Një mrekulli”, qeni shpëtohet pas 23 ditësh nën rrënojat e tërmetit në Turqi

Një qen husky është shpëtuar pas 23 ditësh i bllokuar nën një ndërtesë dykatëshe të shembur më 6 shkurt në Turqi.


Alex u shpëtua nga rrënojat në Antioki në provincën Hatay nga ekipet e shpëtimit pasi e dëgjuan atë ndërsa vazhdonin të kërkonin zonën, pas tërmeteve vdekjeprurëse që vranë të paktën 50,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Hatay është një nga provincat më të goditura.

Në videon e shpëtimit, ekipi përpiqet të shpëtojë Aleksin, i cili mbeti nën rrënoja për 23 ditë dhe gjëja e parë që bëri kur u shpëtua: lëpiu fytyrën e shpëtimtarit të tij.

Qeni është dërguar në spitalin fushor HAYTAP, ku ka marrë mjekim. Ai ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë por ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke.

Një nga vullnetarët, Osman Polat tha për median turke Oda TV: “Ishte vërtet një mrekulli.”