Fatmir Besimi të rinjve: Keni durim mos u largoni nga shteti do bëhet mirë

Mbi 9000 të rinj për çdo vit e braktisin Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 1500 arsimohen në institucionet larta arsimor në Slloveni. Është e nevojshme investimi në arsimin, por edhe punësimi i të rinjve në institucionet që t’i mbajmë në vend. Kjo u tha në panel diskutimin “Kthimi dhe mbajtja e kuadrit të arsimuar nga Sllovenia në Maqedoni”, nën organizmin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.


Ministri i financave Fatmir Besimi u bën thirrje të rinjve që të kenë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi, gnase për shtatë vite BE do të vije tek ne.

Deklarata e ministrit vjen në kohën kur vendi po mendon për import të fuqisë punëtore ngase statistikat kanë treguar se vendi ka mungesë prej 10 mijë punëtorëve në vjet.