Arsim universitar falas dhe të drejtat e barabarta për gratë beqare, Kina merr “masa” për të rritur shkallën e lindjeve

Arsimi universitar falas dhe të drejtat e barabarta për gratë beqare janë ndër propozimet e bëra nga anëtarët e trupit më të lartë këshillues politik të Kinës që synojnë rritjen e nivelit të lindjeve pasi popullsia e vendit ra vitin e kaluar për herë të parë në gjashtë dekada.


Propozimet vijnë përpara Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (CPPCC), e cila fillon më 4 mars. Ky takim vjetor përkon kryesisht me Kongresin Popullor Kombëtar (NPC), ku do të ratifikohet ekipi i ri drejtues nën Presidentin Xi Jinping. Kina duhet të heqë kufizimet e statusit martesor të përdorura për regjistrimin e të porsalindurve, duke i lejuar gratë e pamartuara të kenë akses në shërbimet e fertilitetit si gratë e martuara, tha Xie Ëenmin, një anëtar i organit më të lartë këshillues politik të Kinës, këtë javë.

Rregullat aktuale të qeverisë përcaktojnë se vetëm gratë e martuara mund të kenë një fëmijë ligjërisht, por disa provinca, si provinca jugperëndimore e Sichuan, filluan në shkurt të lejojnë gratë e pamartuara të bëhen nëna.

Popullsia kineze në tkurrje po i bën autoritetet të ecin përpara me iniciativa dhe masa që synojnë rritjen e popullsisë, të tilla si pushimi i zgjatur i lehonisë, stimujt financiarë dhe tatimorë për të pasur fëmijë dhe subvencionet e strehimit. Familjeve që kanë një fëmijë të tretë pas vitit 2024 duhet t’u ofrohet arsim universitar falas, tha sot anëtari i CPPCC Zhao Dongling.

Pjesa më e madhe e rënies demografike të Kinës është rezultat i politikës së një fëmije që u zbatua nga viti 1980 deri në 2015. Edhe pasi autoritetet hoqën këtë rregull, kostoja e lartë e rritjes dhe edukimit të fëmijëve është arsyeja kryesore që fëmijët të kenë pasardhës. Vitin e kaluar, Kina regjistroi shkallën e saj më të ulët të lindjeve ndonjëherë, me 6.77 lindje për 1000 njerëz.a