Aksident me të lënduar rëndë në aksin Tetovë -Pirok

 Dje (16-mars) në ora 07:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamnjan të Tetvës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa regjistrimi të Tetovës, njëra tip Volkswagen Passat e drejtuar nga 45-vjeçari N.R. nga Kamnjani dhe tjetra “Seat Cordoba” e drejtuar nga B.S.(42) nga Siniçani i Tetovës, si dhe një autobus “Mercedes” me targa të tetovës, i parkuar nga R.F.(55) nga Kamnjani. Në këtë aksident drejtuesi i veturës kordoba B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i tij i mitur, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.TS