Sulmoi babain , arrestohet një person nga Gostivari

Mbrëmë (11-janar), gjysmë ore pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit“ në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 27-vjeçarin O.P. nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 51-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.Ts