Chollet në Shkup: Diskutime për ndryshimet kushtetuese dhe korrupsionin

Çështjet aktuale me rëndësi për eurointegrimet e shtetit, për ballafaqim me krizën ekonomike dhe energjetike, për situatën në kontekst rajonal, këto janë temat që janë diskutuar në takimin e zhvilluar sot në Shkup, këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, pas të cilit nuk kishte prononcime për media.


Megjithatë, për këtë takim, kryeministri ka folur sot gjatë ditës në një aktivitet tjetër. I pyetur nëse është biseduar për ekipin e sanksioneve nga ShBA, i cili para disa javëve ishte në qëndroi për disa ditë në Shkup, Kovaçevski se nuk është biseduar për këtë temë. Ai theksoi se lista e sanksioneve, përfshin personat që punojnë në kundërshtim me sundimin e së drejtës dhe procesit eurointegrues.

“Nuk folëm aspak për atë sepse, ai është aktivitet të cilin e zbaton ShBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë strategji për luftën kundër korrupsionit, që është publikuar nga ana e presidentit të ShBA-së dhe në atë strategji i ka theksuar saktësisht edhe aktivitetet që bëhen dhe ndërmirren në lidhje me sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, si në ShBA ashtu edhe në vende që janë partnere të ShBA-së. Ajo listë e zezë, përkatësisht lista e sanksioneve, është pikërisht e drejtuar kundër personave që punojnë në kundërshtim me praktikat e sundimit të së drejtës, megjithatë edhe që pengojnë rrugën drejt demokratizimit të tërësishëm të shoqërisë në shtetet partnere të SHBA-së, ndërsa te ne ka të bëjë me integrimin në BE dhe sundimin e së drejtës dhe demokratizimin e tërësishëm të shtetit”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ndërkaq, nga Qeveria kanë njoftuar se, zyrtari amerikan ka ripërsëritur mbështetjen e shtetit të tij për proceset e rëndësisë strategjike të shtetit.

“Në atë drejtim, është potencuar mbështetja e qartë e ShBA-së, për përparimin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, si çështje e rëndësishme edhe për perspektivat evropiane, stabilitetin dhe sigurinë edhe në rajon, që është treguar veçanërisht e domosdoshme pas luftës në Ukrainë”, thonë nga qeveria.

Vizita e zyrtarit amerikan është pjesë e turneut të tij ballkanik. Pas Shkupit, ai ka në agjendë vizita zyrtare në Prishtinë dhe Beograd.