Arrestohet një person nga Vrutoku për prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sulm fizik

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (11-janar) rreth orës 04:00 në një lokal në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar 44-vjeçarin E.N. nga Vrutoku i Gostivarit, i cili pak më parë ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një objekt, e më pas ka sulmuar fizikisht personin R.B.(48) nga Gostivari, si dhe njërin nga policët që po ndërmerrnin veprime zyrtare. Për prishje të rendit dhe qetësisë publike është arrestuar edhe peroni S.N. (41) nga Vrutoku. I privuari E.N. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyve do të përgaditen parashtresat përkatëse.Ts