Arrestohet një person nga Bogovina

Mbrëmë (11-janar), rreth dyzet minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin A.I. nga ky fshat, i cili paraprakisht ka qenë i raportuar nga personat F.M.(20), B.M.(25), B.M.(22) dhe I.M.(21), të gjithë nga Jazhinca e Tetovës, se ai me disa persona të tjerë i kanë sulmuar fizikisht. Sipas raportit, sulmi ka ndodhur rreth orës 22.00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pasi që të njëjtit kanë dalë nga një objekt hotelierik në rrugën “JNA”. Njëzet vjeçari A.I. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.Ts