Ministria për Punë të Brendshme (MPB) mund të ndalojë dhe protestat dhe bllokadat e transportuesve privatë në Shkup vetëm nëse rrezikohet siguria dhe jeta e qytetarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se deri më tani protestat po zhvillohen në përputhje me Ligjin për Tubime Publike, përkatësisht është raportuar në mënyrë të rregullt nga organizatori dhe nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore.

“Sipas nenit 6 të këtij Ligji, Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërpresë mbajtjen e tubimeve publike në rastet kur rrezikohet jeta, shëndeti, siguria, siguria personale dhe prona e qytetarëve, respektivisht nëse nxitet kryerja e veprave penale të përcaktuara me ligj si dhe nëse rrezikohet mjedisi jetësor”, njoftojnë nga MPB-ja.