Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.


Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko…
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.

Pas kësaj deklarate për luftë, Bërnabiq foli për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”.