Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe bartës i Listës për deputetë të Koalicionit VLEN në Njësinë 1, Izet Mexhiti realizoi të drejtën e votimit.


“Të dashur qytetar, sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Ju lutem të merrni pjesë në zgjedhje dhe të shprehni zërin tuaj për të ardhmen e vendit tonë. Kjo është një detyrë ndaj vetes dhe të tjerëve. Në këtë ditë të mrekullueshme dhe demokratike, mos harroni se secila votë ka rëndësi”, ka thënë Mexhiti.