900 persona në vrap me kostume të babagjyshit (VIDEO)

Më shumë se 900 njerëz të veshur me kostumet e babagjyshit orën pjesë në një garë vrapimi në një qytet të Gjermanisë. Organizatorët e ngjarjes në qytetin Michendorf thanë se kishte më shumë se 900 pjesëmarrës në garën argëtuese të këtij viti, që është ngjarja më e madhe e vrapimit me kostum në Gjermani.


Pjesëmarrësit veshën pallto dhe kapele të kuqe, dhe disa madje lidhën mjekra të bardha në fytyrat e tyre për të përballuar temperaturat e ftohta për vrapim. Vrapuesit u lejuan të zgjidhnin midis vrapimit 1.5 milje, 3 ose 6.5 milje. Ata pasi mbaruan garën u shërbyen me çokollata dhe pije të ngrohta.