Ejup Berisha


Z.Stevo Pendarovski President i Republikës së Maqedonisë së Veriut e kamë një këshillë për ju dhe të njëjtën dua tua përcjell përmes këtij shkrimi. Këshillën në fjalë do tua jap gratis dhe mos harroni se këshillat gjithmonë dhe gjithkah nëpër botë por edhe këtu te ne paguhen por unë ate kamë vendosur që tua jap gratis. Këtë gjë e bëjnë vetëmse miqt për miq edhe pse unë dhe ju për momentin nuk jemi të tillë. Jo se unë nuk e dua këtë gjë por se ju po ngurroni të ma njihni mua statusin e mikut. Ta lëmë anash qështjen e miqsisë e cila nuk mund të ndodhë mes neshë për shkakun të cilin e përmenda më lartë, në fund të fundit kjo nuk është temë diskutimi në këtë shkrim por temë qëndrore në të është fati i integrimit të shtetit tonë Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europjan. Kjo qështje apo ky objektiv nuk arrihet duke ndenjur ulur brenda zyrave të Kabinetit të Presidentit por duke dalë ju e duke iu drejtuar institucioneve të shteteve antare të Bashkimit Europjan për tu takuar me burrshtetasit e tyre me qëllim që të kërkoni prej tyre përkrahjen dhe mbështetjen për antarsimin e vendit tonë në BE. Prandaj President Z. Pendarovski dilni sa më shpejtë që është e mundur dhe nisnu me vrap drejt Europës për të lobuar në emër të shtetit dhe në emrin tonë si qytetarë që ne sa më shpejtë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europjan. Edhe pse autoritetet e BE-së kanë përmendur vitin 2030 si kohë përfundimtare për të ndodhur antarsimi i shteteve të rajonit tonë në BE, megjithate antarsimi më i shpejtë i yni në BE do të jetë shpëtim për të gjithë ne që jetojmë këtu në RMV. Është momenti për mos të ndejtur në zyrë por për të dalur dhe për tu takuar me faktorë të rëndësishëm vendim-marrës dhe vendimzbatues të shteteve të jashtme për të kërkuar mbështetje për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë RMV-së në BE. Z.President merreni pasaportën zyrtare dhe shkoni në Bruksel pastaj në Berlin vazhdoni në Paris e mos ti përmendi edhe emrat e njëzetë e katër prej njëzet e shtatë shteteve
sa i numron BE-ja, dhe me këtë rast të gjithë kolegëve tuaj udhëheqës të tyre bëjauni me dije se si shtet RMV dhe si qytetarë që jetojmë në të ne kemi dëshirë dhe ambicje reale dhe të sincerta që të antarsohemi në BE. Z.President ju jeni funkcionari më i lartë i Republikës i zgjedhur direkt nga qytetarët e vendit dhe do të ishte më serioze dhe më bindëse nëse dilni nga shteti dhe e filloni një mision intenziv lobues apo sic thashë do tu drejtoheshit njëzetë e shtatë shtetetve të BE-së dhe të kërkoni përkrahje si dhe mbështejn prej tyre për ne. Z. President askush nuk mund tua merr për ters këtë nismë dhe tu akuzoj për këtë gjë sepse ky është aktivitet kushtetues i paraparë për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me të pra ju si i pari i Republikës keni kompetenca edhe në politikën e jashtme. Dhe në bazë të tyre ju keni jo vetëmse
mundësi por edhe të drejtë që të kërkoni takime me cilindo kolegë që të doni ju jo vetëm të Bashkimit Europjan por edhe të cilitdo shtet tjetër të botës dhe tua përcillni atyre porosinë për mbështetje dhe për përkrahje për antarsimin tonë në cdo aleancë apo grupim shtetesh botërore, e në rastin konkret meqë ne po flasim për procesin e antarsimit në BE lidhur me këtë qështje mbështetje dhe përkrahje duhet kërkuar nga autoritetet shtetërore të BE-së duke i bindur ata se ne jemi gati që ti bashkangjitemi BE-së, si dhe duke ju scaruar atyre se për ne ky proces është shumë i rëndësish
ëm dhe tepër i domosdoshëm. Tjetër gjë e rëndësishme sa i përket angazhimit tuaj në lëmin e politikës së jashtme apo kompetecave tuaja në këtë sferë të veprimit tuaj është që të mos ketë ndërhyrje apo ndeshje kompetencash të Presidentit të Republikës me ato që i ka psh Qeveria apo më konkretishtë Ministria e punëve të jashtme dhe Mimistria për Integrime eurpjane. Lidhur me këto gjëra është përkujdesur Kushtetuta e vendit por për të mos ardhur deri te kjo situatë juve ju duhen edhe këshilla dhe konsultime me këshilltarë të politikës së jashtme. Dhe shihni nëse keni nevojë për këshillat e mia ju lutem mos më kurseni dhe më thirrni edhe mua sepse edhe unë do të angazhohem me shumë vullnet dhe dëshirë që të ndihmoj në këtë qështje kuptohet thashë nëse ju Z.President keni nevojë dhe dëshirë për shërbimet dhe këshillat e mia profesionale. Dhe për fund nëse bëhet një proces i tillë lobimi kjo do të nxis harxhime të shumta të parave. Por duke e pasur parasyshë se përfitimet nga procesi i antarsimit në BE janë më të mëdha se harxhimet që mundësisht do të mund të bëhen atëher Z. President ja vlenë edhe të harxhohen shumë para.