Në rimorkion e pushtetit!


( aktualitet shqiptar)

Kjo rimorko (në foton e ilustruar) që tërhiqet nga anija qeveritare mbart shqiptarët e ‘Severnës’ në det të hapur si ‘kope berrarrash’ që transportohen nga qeveria Dhimo drejt emigrimit, pasi qeveria nuk ka kullota të mjaftueshme për ‘bagëtinë tonë’ e cila edhe pse e uritur i bindet verbërisht asaj dhe voton kryesisht për partitë shqiptare servile të pushtetit që për tri dekada të vendosjes së ‘demokraqisë’ sllavo- maqedone që qëllimisht e kanë shpënë popullin shqiptar buzë greminës.

Në këtë bashkëfajësi të trajtimit shqiptarëve të Severnës si ‘bagëti’ dhe popull pa identitet janë përgjegjëse partiçkat politike shqiptare, të cilat janë bërë njësh me pushtetin për mos ta njohur gjuhën shqipe si gjuhë shqipe por si gjuhë e bashkësisë së 20%, si popull nomad pa identiet dhe as nuk e pranon statusin e barabartë të shqiptarëve në ‘drzhavën’ e përbashkët e cila ‘mbahet në këmbë’ me paterica shqiptare.

Kësisoj, ‘delet shqiptare’ të trullosura nga demagogjia e partiçkave shqiptare se një ditë ‘do të bëhemi të barabartë’ me sllavët por që tani nuk është momenti t’i shtrojmë ato kërkesa pasi të jemi anëtarësuar në BE dhe kështu si anëtarë të barabartë të BE-së ‘Severna’ do të detyrojë zbatimin e standardeve për minoritetet!

E shikoni se çfarë demagogjie luhet me shqiptarët nga shqiptarët(partiçkat politike) se deri në anëtarësimin e plotë në BE të paktën pas 5 vitesh, shqiptarët duhet të kënaqen me statusin e 20% dhe më pas siç thonë partiçkat tona, Europa do ta detyrojë ‘Severnën’ t’i akordoj shqiptarëve statusin e minoritet të favorizuar!

Ndaj, shqiptarët e Severnës kanë ngelur buzë greminës për shkak të papërgjegjësisë së partiçkave tona politike dhe për shkak të indiferencës absolute të injorancës së ‘deleve’ tona, ngelëm këtu ku jemi pa dinjitet kombëtar mu për këtë gjendje shumë dekada më parë nuk thoshte kot Noli madh :’Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani dhe mjerë mileti’! Medai Shaholli