Në pjesën më të madhe të Maqedonisë sot ka pasur reshje shiu, por disa pjesë janë përfshi nga moti i keq. Breshër me madhësi sa kokrra e arrës ka rënë pas orës 16 në Gjevgjeli, qytet ne pjesën jugore tëvendit, ka njoftuar meteorologu Sllavço Popovski.


Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rajon bujqësor ku kultivohen kultura të hershme bujqësore, breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.