Shkruan DAIM ILAZI


KOLOSI PËR KOLOSIN

Fjalimi famoz i shkurtë i Viktor Hygoit në varrimin e Kolosit Balzak

BALZAKU i madh, Honoré de Balzac, u nda nga jeta më 18 gusht të 1850 në moshën 51-vjeçare . Ai shkroi 93 romane që aq romane shumë njerëz nga ne tërër jetën e tyre nuk kanë lexuar, shkroi mbi 500 letra dashurie baroneshës bukur polake Hanska,me të cilën pati afro 10 vite dashuri nga distanca e nje vit ishin së bashku. Balzaku ishte shkrimtar i madh francez e botëror, dramaturg, kritik letrar dhe i artit, eseisti, gazetar dhe botuesi i shquar .

Në varrimin e Balzakut, i ra hise kolosti tjetër francez Victor Hugo të mbajë fjalimin famoz ,të shkurtë por shumë të fuqishëm.Ja si flet i madhi për të madhin.

“Zotërinj,

Tani, sytë janë fiksuar jo më mbi kokat që mbretërojnë, por mbi ato që mendojnë dhe i gjithë vendi dridhet kur njëra prej këtyre kokave zhduket. Sot, zija popullore është vdekja e njeriut të talentuar; zija kombëtare është vdekja e njeriut gjenial.

“Zotërinj,

Z. Balzac ishte një nga të parët ndër më të mëdhenjtë, një nga më të lartët ndër më të mirët. Nuk është këtu vendi për të thënë gjithçka që përfaqësonte kjo mëndje e shkëlqyer dhe sovrane. Të gjithë librat e tij formojnë vetëm një libër, një libër të gjallë, të ndritshëm, të thellë, në të cilin mund të shohim që vjen dhe shkon, ecën dhe lëviz gjithë civilizimi ynë bashkëkohor; libër i mrekullueshëm të cilin shkrimtari e ka titulluar komedi dhe që mund ta kishte titulluar me të drejtë histori, i cili merr të gjitha format dhe të gjitha stilet, i cili tejkalon Tacitus-in dhe që shkon deri te Suétone, i cili përshkon Beaumarchais dhe që shkon deri te Rabelais; libër i cili është vëzhgim por edhe imagjinatë; që vë në pah të vërtetin, intimin, borgjezin, të parëndësishmin, materialin (lëndën); dhe që herë pas here, përmes realiteteve të papritura dhe të copëtuara, papritmas zbulon idealin më të errët dhe më tragjik.

Balzaku shkon drejt e në pikë. Ai e sfidon shoqërinë moderne ballë për ballë. Ai zbulon diçka tek të gjithë, disave iluzionet, të tjerëve shpresën, disave të qarat, të tjerëve maskën. Ai gjurmon vesin, analizon pasionin. Ai sodit dhe heton njeriun, shpirtin, zemrën, brëndësinë, trurin, humnerën që secili ka në vetvete. Dhe, nëpërmjet dhuntisë së natyrës së tij të lirë dhe të fuqishme, nëpërmjet privilegjit të zgjuarsive të kohës sonë që, duke parë nga afër revolucionet, shohin më mirë fundin e njerëzimit dhe kuptojnë më mirë Providencën, Balzac-u del në pah i buzëqeshur dhe i qetë nga këto studime të frikshme të cilat prodhuan melankolinë te Molière dhe mizantropinë te Rousseau.

P.S. Kjo letër lamtumirëse të shërben si shembull shumë njerëzve tanë, shumë politikanëve e funkcionerëve që kane merak të mbajnë fjalime patriotike,maratonike , monotone nga 3,4 faqe duke maltretuar e mbërzitur njerzit duke ndejtur në këmbë ose ulur nëpër varreza.