Escobar: As ne, as europianët s’kemi vendosur afate për propozimin franko-gjerman

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për RTS ka thënë se SHBA-ja mbështet propozimin franko gjerman derisa ka theksuar se në procesin e negociatave s’ka afate kohore.


Ai ka thënë se as Gjermania e as Franca s’janë duke kërkuar zgjidhje urgjente por përshpejtim të procesit të negociatave, shkruan Gazeta Express.

“Nuk jam i vetëdijshëm se propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, ka thënë Escobar për RTS.