ASH-së i shtohet një doktor i Ekonomisë, Taravari: Mirë se vjen profesor, në familjen e madhe

“Mislim Zendeli, doktor nga fusha e shkencave të ekonomisë, është ardhje e re e një flugtari në Aleancën për Shqiptarët. Ky është personalitet që me punën dhe angazhimin e tij ka bërë emër tashmë në Tetovë dhe në rrethinën e këtij qyteti me kaq rëndësi në gjeografinë e fragmentuar shqiptare.
Mislim Zendeli për opinionin dhe qytetarët njihet si pedagog i ndërgjegjshëm e i aftë, por edhe si sipërmarrës i suksesshëm. Ai është profesor i shkencave ekonomike në Universitetin e Tetovës dhe njëherazi sipërmarrës që teoritë e ekonomisë i ka zbatuar edhe në praktikë duke qenë i suksesshëm në sferën e biznesit. Ka marrë dhe merr pjesë në shumë aktivitete që u përkasin organizimeve që lidhen me përmirësimin dhe avancimin e jetës së qytetarit.
M. Zendeli ka qenë president i klubit rotarian të Tetovës, duke e përfaqësuar Tetovën dhe Maqedoninë në shumë evente në shkallë vendi dhe më gjerë. Gjithashtu, ai është autor i shumë punimeve shkencore dhe librave që ka shkruar në sferën e ekonomisë dhe hotelerisë.
Tani,në politikë, angazhimi i tij vjen me qëllimin dhe synimin që gjithë këtë përvojë jetësore dhe profesionale ta ndërlidhë me programin tonë politik të ngjeshur me qëllim realizimin e tij për të mirën e anëtarësisë pa e shkëputur këtë nga tendencat për realizimin e mirëqenies së përgjithshme në shkallë vendi” ka shkruar Taravari