Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën, sipas agjencisë shtetërore saudite të lajmeve SPA, shkruan skynews.


Agjencia shtoi se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të premten.

Zelenskyy tha se dyshja ranë dakord të “ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës”.