Ky është ushqimi që duhet të hani pasi kryeni marrëdhënie intime

Pica mund të mos jetë një nga ushqimet e provuara shkencërisht për të rritur dëshirën tuaj seksuale, por është një nga më të preferuarat midis atyre që kanë kryer tashme marrëdhënie intime, thotë një sondazh i fundit i “Yelp”.

Kur faqja në internet pyeti 2,000 njerëz që ishin në lidhje me aktivitetet e tyre të preferuara pas seksit, shumica preferuan të hanin pica. Tacos ishte opsioni I dytë më I votuar.

Qoftë në një lidhje të gjatë ose thjesht për një natë të gjithë pëlqejnë pica, akullore, makarona dhe tacos.
Në këtë sondazh doli dhe një gjë qesharake e cila është se vetëm 1 në 3 pjesëmarrës do të ndanin ushqimin e tyre pas seksit me partnerin. Të tjerët do e konsumonin të gjithin për vete!