Gjendet i pajetë punëtori 28-vjeçar në resortin në Divjakë

Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në dhomat e punëtorëve në një resort në Divjakë. I riu ishte punonjës në këtë resort.


Divjakë / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.