Arben Fetai: Faleminderit, Ziadin!

Arben Fetai


Liderët e vërtetë e dinë kur duhet hapur krahun.
Në shoqëritë demokratike, tërheqja e tillë është krejt normale dhe madje edhe e shëndetshme për vitalitetin e organizatës dhe kolektivitetit. Te ne, dorëheqja e Ziadin Sela është një akt llogaridhënie i paparë deri më tani dhe standard i ri demokratik.
I tillë do mbahet mend Ziadini, një lider që çdoherë do ketë forcën dhe kurajon për të jetuar dhe vepruar pa komprometuar asnjëherë vlerat dhe parimet mbi të cilat e ngriti profilin e vetë politik dhe organizatën tonë politike.
Krenar që pata mundësinë të punoj në krah të Ziadinit dhe i privilegjuar që mësova kaq shumë nga ai. Mezi pres të fillojmë punën që na pret të gjithëve si bashkativistë në ristrukturimin, riorganizimin dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët si organizatë moderne, agjile dhe opsioni i vetëm për emancipimin dhe barazinë e plotë të shqiptarëve në RMV.
Faleminderit, Ziadin!