Një burrë dhe një grua nga Lituania vizituan Cabo San Lucas, Meksikë dhe u befasuan nga kapja e tyre.

Bashkëshorti i Rita Gudos kapi një peshk me dhëmbë që ngjasojnë me dhëmbët e njeriut, ndaj fotot i kanë shpërndarë në Facebook për të zbuluar se për çfarë lloj peshku bëhet fjalë.

“Kush e di se çfarë peshqish ka këtu”, është pyetja krahas fotos së një burri që tregon peshkun që ka kapur.

Një person pretendon se bëhet fjalë për Sphoeroides annulatus, një gjini peshqish helmues në familjen Tetraodontidae ose peshqit fryrës.

Ata mund të gjenden në Paqësorin lindor, nga Kalifornia në Peru dhe Galapagos.

Ata kanë shenja të qarta dhe dhëmbë të përparmë me pamje të pazakontë. Mishi i tyre është helmues dhe nuk duhet të konsumohet.