Mrekulli në Indi, foshnja lind me 4 këmbë dhe 4 duar

Një foshnjë ka tronditur opinionin publik në Indi pasi ka lindur me 4 duar dhe 4 këmbë.


Foshnja është cilësuar si një “mrekulli e natyrës” dhe madje është krahasuar me një version të rimishëruar të Zotit.

Fotot e jashtëzakonshme tregojnë fëmijën, i cili ka lindur me peshë 6.5 kg, me katër gjymtyrë shtesë që dalin nga stomaku.

Foshnja u lind në Qendrën Shëndetësore të Komunitetit Shahabad gjatë fundjavës në Hardoi, një distrikt në veri të Indisë, në shtetin Uttar Pradesh.

Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi lajmet u përhapën në të gjithë zonën, raportet thonë se vendasit u dyndën drejt spitalit për të parë foshnjën.

Kjo nuk është hera e parë që një foshnjë në Indi ka emocionuar turmën, shkruan The Mirror.

Në fillim të këtij viti, një tjetër fëmijë i lindur me katër krahë dhe këmbë u adhurua nga vendasit që mendonin se fëmija ishte një mishërim i Zotit./Abcnews.al/